Martin fiton garën Sprint, sot beteja e madhe e Mizanos

Me një start të shkëlqyeshëm në Moto GP, Horge Martin i djeg të gjithë në Mizano. Pasi merr epërsinë në kthesën e parë, mbyll garën e Sprint-it të Çmimit të Madh të San Marinos triumfalisht.

Spanjolli i paraprin Françesco Banjaias në vijën e finishit, ndërsa një Franko Morbidelli shumë solid kap podiumin si i tretë. Me këtë rezultat, piloti i Team Ducati Prima Pramac vendos pikë të tjera të rënësishme ndaj ndjekësit Banjaia.

Tani diferenca që ndan dy pilotët në betejën për titull kampion bote 2024 shkon 26 pikë. Sot duke filluar nga ora 14:00, gara e Çmimit të Madh në garën prej 27 xhirosh.

Martin:

“Sot do të jetë ndryshe, kam besim sepse rruga është e duhura. Në Sprint kam qëndruar i fokusuar në fillim, por nuk e prisja të isha i pari. Përfitova nga rasti, bëra një ritëm të pabesueshëm dhe jam i lumtur”, tha fituesi i Sprint.

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!