Suarez mbyll me Uruguain, Mesi e Nejmar mesazhe prekëse
Në Montevideo, Luis Suarez e ka mbyllur me përfaqësuesen e Uruguait në një ndeshje ku nuk përmbajti dot lotët për ceremoninë e organizuar për të.
Megjithatë Uruguai në kualifikuese të Botëroit 2026, nuk ia doli që të përcillte me festë një legjendë në ikje si Suarez pasi dueli ndaj Paraguait u mbyll 0-0.
Ndërkaq Mesi dhe Nejmar i dërguan mesazhe video duke i dhënë nga një përshendetje speciale.
Mesi:
“Përshendetje njeri i ‘trashë’, doja të isha prezent por në pamundësi regjistrova këtë video në këtë ditë që është kaq domethënëse për Uruguain, kaq e veçantë për ty, familjen tënde, për njerzit e futbollit në përgjithësi. Për atë që i ke dhënë kombëtares vendit tënd. Jam ndier me fat që kam qenë pranë teje”
Njemar:
“Ditë e trishtuar tërheqja, por shumë më e lumtur për atë që ke dhënë për kombëtaren për atë që dhe për Uruguain. Kryegolashënuesi i tij në histori.Nder që të njoh si njeri e futbollist”
