Champions/ Vllaznia e vajzave eleminohet nga St. Polten
Vllaznia për femra pasi fitoi ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve 2024/25 me Lanchkhutin 3-0 në Gjeorgji sot në duelin me St. Polten të Austrisë nuk arriti të kalojë.
Pjesë e Grupit 2 vajzat shkodrane bënë gjithëçka ndaj rivalëve në këtë ballafaqim direkt por forca e ekipit austriak u duk që në minutën e 17-të teksa realizoi golin e avantazhit me Dobkova.
Shkodranet mbyllen me 10 lojtare pasi Megi Doçi u ndëshkua me dy të verdhë (80′).
Në takimin e parë St Polten (Austri) shpartalloi Neftçi Baku (Azerbajxhan) me shifrat 5-0. /Sportiim.al/