Champions/ Vllaznia tre gola gjeorgjianeve, e pret St Polten
Vllaznia për femra nisi sot ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve 2024/25. Te kampi kuqeblu janë të bindur se mund të përsërisin kalimin në grupe sikundër e kanë bërë dy vite më parë.
Pjesë e Grupit 2 me ndeshjet e tij që zhvillohen në Gjeorgji, skuadra kampione e Shqipërisë shkëlqeu ndaj me Lanchkhutin vendas teksa fitoi 3-0.
Shkodranet e teknikut Leka në turin tjetër, do të përballet me St Polten (Austri) e cila po sot shpartalloi Neftçi Baku (Azerbajxhan) me shifrat 5-0. /Sportiim.al/