Laçi siguron miqësore me Vorën, luhet të premten

Verën e shkuar Vora luajti testin me kurbinasit në Laç, të premten në impiantin e ekipit të Bellait.

E ka nisur jo mirë edicionin e ri. Laçi i trajnerit Cungu ka mbledhur vetëm 2 pikë në tre ndeshje të sezonit të ri 2024/25.

Startoi 0-0 me Tiranën, u mund në transfertë nga Egnatia 2-1 dhe barazoi pa gola në shtëpi me Bylis.

Ndërkohë pauza e kampionatit duket se i ndimon bardhezinjtë. Afrimet e fundit dhe përshtataja me grupin mbetet çelsi i punës këto ditë.

Pak më parë klubi kurbinas njoftoi në Instagram se ka planifikuar një ndeshje miqësore me Vorën e Kategorisë së Parë. Skuadra e Bellait pas dy fitoreve radhazi po shfaqet pretendente për Superioren ndërsa dueli zhvillohet në Vorë të premten në orën 17:00.

Formacioni startues i bardhezinjëve në testin e sezonit të kaluar (0-0) me Vorën: Dajsinani; Marku, Kurti, Mjaki, Geci, Manellari, Bibo, Qato, Bajramaj, Spahiu, Ujka. Tr: S. Nica /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!