Historike/ Granit Xhaka në listë për ‘Topin e Artë’
Shqiptari me pasaportë zviceriane Granit Xhaka është nominuar nga ‘France Football’ për Topin e Artë 2024.
31 vjeçari sezonin e kaluar ishte bazë themelore e Bayer Leverkusen, duke fituar Bundesligën gjermane, Kupën, Superkupën e Gjermanisë e luajtur finalen e Europa League me Atalantën.
Pjesë e Kombëtares së Zvicrës Xhaka u shqua edhe në Euro 2024 teksa në dy takime fitoi çmimin e lojtarit të ndeshjes.
Këtë vit ceremonia e ndarjes së “Topit të Artë” ndryshe nga e shkuara, mbahet më 28 tetor në Paris.
Në garë të nominuar mes të tjerëve janë Vinicius , Toni Kros,i Real Madridit, Rodri i Mançester Sitit dhe Xhud Belingham e deri te Niko Ulliams (Bilbao), të konsideruar si favoritë për të fituar ‘Topin e Artë’.