Plas te Serbia, lojtarët nuk i përgjigjen ftesës së Stojkoviç

Trajneri i kombëtares serbe të futbollit, Dragan Stojkoviç, ka probleme të mëdha me grumbullimin e skuadrës për ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve kundër Spanjës të enjten në Beograd.

Për shkak të problemeve familjare, lojtari i Juves Dushan Vlahoviç ka anuluar vizitën në grumbullimin e kombëtares, por më pas serbet mbetën edhe pa futbollistët e Al- Hilal; Sergej Milinkoviç Saviç dhe Aleksandar Mitroviç.

Për më tepër që trajneri pret ti shkojnë më keq situatat pasi edhe Millosh Veljkoviç, Nemanja Maksimoviç dhe Aleksa Terziç nuk do të kontribuojnë në sfidat me Spanjën dhe Danimarkën për shkak të lëndimeve.

Gjithçka justifikohet me lëndime, por tani nuk përbën më sekret pasi shumë lojtarë nuk duan të jenë në dispozicion trajnerit Stojkoviç.

Vetë Stojkoviç ka folur gjatë në konferencën e sotme për shtyp për situatën në kombëtare dhe rezultatet.

“Ne dështuam në Euro 2024, qëllimi ishte të kalonim, por dështuam. Unë kurrë nuk i kam kritikuar lojtarët dhe nuk do t’i kritikoj tani. Jam më i përgjegjshmi, marr përgjegjësi. Na mungonte diçka për të ecur përpara. Pranoj kritika konstruktive, jam këtu për t’iu përgjigjur gjithçkaje”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!