Mbape ‘debuton’ me dy gola, Liverpul klasik, Juve- Roma zero shënjestër

Reali i Madridit kthehet te fitorja ndaj Real Betis me madrilenët e Ançelotit që e patën të vështirë në 45 minutat e para. Në të dytën pas presionit asfiksues, realizuan një gol për kopertinë me aksionin Brahim Duaz, finte e Valverdes dhe konkludimi special i Kilian Mbape.

I pari sezonal për francezin me bluzën e bardhë. Ishte po qëndërsulmuesi i ardhur këtë verë te Reali që pak minuta më vonë shndërroi penalltinë e fituar nga Vinicius për golin e dytë personal dhe të sigurisë për ekipin vendas.

Ndërkohë sot u zhvilluan shumë takime në Europë me Liverpul në Angli që shpartalloi Mançester Junajtid në ‘Old Trafford’ 0-3, Njukasëll fitues 2-1 përballë Totenhem dhe barazimin në derbin e Londrës Çelsi- Kristal Palasë 1-1.

Më tej, e diela ofroi fitoren e Bajernit në Bundesligë 2-0 me Frajburg, Juventus- Roma në Serie A 0-0, derbin e Skocisë, Selltik- Rejnxhers 3-0 etj. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!