Dinamo bën të zotin e shtëpisë në Elbasan, Tirana barazimi i tretë

Dy supersfida të javës së tretë Abissnet Superiore ndalet Egnatia.

Dinamo- AF Elbasani 2-1 (Mandela 64′, Bregu 91′ pen / Musta 78′

Tirana-Egnatia 1-1 ( Zharmoni 48’/ Zejnullai 16′)

‘Elbasan Arena’ blutë e Dinamos pritës u shfaqën mjaft kërkues përballë Elbasanit që luante para publikut të tij si udhëtues. Pjesa eparë pa gola ndërsa në të dytën Dinamo e cola në këtë takim u drejtua nga Erjon Xhafa, kaloi përpara në minutën e 64′ me Mandela për 1-0.

Më pas radha e Elbasanit i cili pas daljes me të kuq të Gudiabi (73′) arrin të barazojë me Emiljano Mustën në të 78′. Në fund teksa kronometri shkoi te e 89′ blutë fitojnë një penallti të shkaktuar nga Bledar Lila. Sërish te topi u shfaq Dejvi Bregu (humbi penallti në Ballsh javën e kaluar) i cili kalibroi në perfaksion për 2-1 final

Ndërkohë në Durrës supersfida Tirana-Egnatia. Rrogozhinasit realizuan me Zejnullain në të 16′ një gol fantastik ndërsa në start të pjesës së dytë Tirana pritëse në këtë takim, barazoi me Zharmuni (48′).

Ky takim i luftuar sportivisht nuk prodhoi gol tjetër. Tirana regjistron barazimin e tretë në po kaq ndeshje ndërsa Egnatia ndalet për herë të parë pas dy fitoreve radhazi.

Ndërkaq, kampionati ndalet për 10 ditë. Ndeshjet e Kombëtares me 7 dhe 10 shtator ndezin atmosferën kombëatre në futbol me dy sfidat ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë për Ligën e Kombëave./Sportiim.al/

Formacionet startuese:

Dinamo Siti: Sali, Muzek, Hoxha, Zabërgja, Gudiabi, Mandela, Vila, Karamba, Dita, Meksi, Lorran. Tr: Erjon Xhafa

AF Elbasani: Totoshi, Lulaj, Qaqi, Dros, De Melo, Kasa, Hasani, Hila, Musta, Lila, Gjoni: Tr: Roberto Bordin

Tirana: Selmani, Mici, Dembele, Soler, Prengaj, Jonuzi, Abel, Ismajli, Gjumsi, Kola, Zharmuni. Tr: Bledi Shkëmbi

Egnatia: Dobjani, Dylis, Aleksi, Fangaj, Lushkja, Malota, Ndreca, Zejnullai, Xhemajli, Ujka, Vuthaj. Tr: Edlir Tetova.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!