Sot shorti i grupeve në ‘Principatë’, formati i ri i CHL rebus

Edicioni ri 2024/25 e Champions League me mjaft risi. Nga 32 skuadra, numri shkon 36-të. Koncepti revolucionar nis që nga goglat e sotme në Monako.

Të ndara me nga 9 skuadra sot në Monte Karlo (Monako, 18:00) UEFA do të zhvillojë ceremoninë më të veçantë të shorteut të fazës së Grupeve të Ligës së kampioneve.

Të 36 skuadrat do të tërhiqen në mënyrë manuale duke përdorur gogla fizike, më pas softueri special do të tërheqë rastësisht tetë kundërshtarë në katër vazot. Softueri do të vendosë më tej se cilat ndeshje zhvillohen si pritës apo në udhëtim.

Katër vazot e shortit të sotëm (sipas koeficentit përkatës të skuadrave në garë).

Vazo 1

Real Madrid

Mançester Siti

Bajern Mynih

PSG

Liverpul

Inter

Borusia Dortmund

Lajpcig

Barcelona

Vazo 2

Bayer Leverkusen

Atletiko Madrid

Atalanta

Juventus

Benfika

Arsenal

Klub Bryzh

Shakhtar Donjetsk

Milan

Vazo 3

Fejnord

Sporting Lisbonë

PSV Eindhoven

Dinamo Zagareb

Salcburg

Lilë

Jang Bojs

Cverna Zvezda

Selltik

Vazo 4

Slovan Bratislavë

Monako

Sparta Pragë

Aston Vila

Bolonja

Zhirona

Shtutgart

Sturm Graz

Brest

KALENDARI (datat dhe ndeshjet e sakta do të shpallen më 31 gusht):

Dita 1: 17-19 shtator 2024;

Dita 2: 1-2 tetor 2024;

Dita 3: 22-23 tetor 2024;

Dita 4: 5-6 nëntor 2024;

Dita 5: 26-27 nëntor 2024;

Dita 6: 10-11 dhjetor 2024;

Dita 7: 21-22 janar 2025;

Dita 8: 29 janar 2025.

Ndeshjet eliminatore të “play-off”-it për në 16-she: 11-12 dhe 18-19 shkurt 2025

1/8 finale: 4-5 dhe 11-12 mars 2025

Çerekfinalet: 8-9 dhe 15-16 prill 2025

Gjysmëfinalet: 29-30 prill dhe 6-7 maj 2025

Finalja: 31 maj 2025 në “Allianz Arena” Mynih./Sportiim.al/

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!