Shorti i Ligës së Kampionëve, trazojnë goglat Ronaldo e Bufon
Në orën 18:00 është parashikuar të hidhet shorti për 36 skuadrat e formatit të ri të Champions League në ‘Grimaldi Forum’ të Monakos.
Pertej procedurave, atyre që do të asistojnë në këtë pasdite ‘gala’, gazetari i njohur italian Tankredi Palmeri ka zbuluar se dy ikona të futbollit kontinetal Kristian Ronaldo dhe Xhixhi Bufon do të jenë ndër ata që do të përziejnë goglat me katër grupe me nga 9 ekipe secila.
Në fakt, kompeticioni i këtij viti 2024/25 do të jetë një edicion revolucionar evropian më të rëndësishëm në rang klubesh duke nisur që nga numri i skuadrave pjesëmarrëse. Nuk do të jenë më 32 por 36 ekipe që do të garojnë pët trofeun në finalen e 31 majit në Mynih (Gjermani).