Tërheqja nga Kombëtarja shqiptare, FSHF falënderon Sokol Cikalleshin

U la jshtë liste nga Silvinjo për fazën finale ‘Euro 2024’, Sokol Cikalleshi merr sot falenderimin zyrtar nga FSHF. Në fakt kavajasi një ndër shtyllat e Kombëtares për një dekadë e lajmëroi largimin nga kuqezinjtë fill pas lënjës jashtë mirpo duket se në FSHF kanë besuar se sulmuesi do ndryshonte mendim.

Tani në prag të listes së re për ndeshjet e Shqipërisë për Nations League, vetë institucioni i futbollit në vend, ka shkruar radhët e falenderimit për Cikalleshin. Korrekte!

Më poshtë materiali i shpërndarë për mediat nga FSHF.

Sulmuesi kuqezi, Sokol Cikalleshi vendosi pak kohë më parë të tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare pas një karriere të gjatë me Shqipërinë dhe një kontribut të madh për fanellën kuqezi ndër vite.

Cikalleshi është një nga futbollistët me më shumë prezenca në Kombëtare teksa numëron 60 ndeshje me fanellën kuqezi si edhe 13 gola të shënuar.

Gjithashtu, sulmuesi ka qenë pjesë e Shqipërisë edhe në Europianin historik “Francë 2016”, pjesëmarrja e parë e kuqezinjve në finalet e një turneu madhor. Ai debutoi me fanellën kuqezi në miqësoren Shqipëri-Rumani, të luajtur më 31 maj 2014, ndërsa paraqitja e tij e fundit me Kombëtaren ishte në miqësoren Suedi-Shqipëri të 25 marsit 2024 të luajtur në Stokholm.

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të falënderojë dhe t’i shprehë mirënjohjen për kontributin e dhënë dhe djersën e derdhur në fushën e lojës me fanellën kuqezi. Një kontribut i madh dhe i jashtëzakonshëm i Sokol Cikalleshit, i cili ka qenë pjesë e rezultateve dhe arritjeve historike të Kombëtares shqiptare.

Sakaq, FSHF i uron suksese në karrierën e tij me klubin dhe sa më shumë mbarësi në të ardhmen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!