Sparta e shqiptarëve në grupe, fiket Gallata

U zhviluan këtë mbrëmje tre ndeshjet e kthimit të fazës Play Off të Champions League.

Vemendje kshte në Pragë teksa Sparta kërkonte grupet pas 19 viteve pritje.

Në këtë sfidë, 4 futbollistë shqiptarë në terren në suksesin 2-0 ndaj Malmoe të Suedisë. Qazim Laçi titullar dhe 3 sulmuesit, Indri Tuci, Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani, me këtë të fundit që debutoi me gol, duke shënuar në minutën e 83-të për 2-0 final.

Ndërkohë zhgënjen Gallatasaraji i cili nga minuta e parë deri në të fundit vuajti presionin e zvicërianëve të Jang Bojs. Skuadra nga Berna fitoi 0-1 dhe kaloi në grupet e Ligës së Kampionëve

Kualifikimi i tretë ishte për Salsburg teksa barazoi 1-1 me Dinamo Kiev dhe me shifrat e përgjithëshme 3-1 kaloi më tej.

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!