Napoli merr mesfushorin e Junajtid, në mbrëmje vjen Lukaku

Napoli është gati të bëjë goditjet e fundit të sesionit të verës tre ditë para përfundimit. Dyfish në mesfushë me ardhjen e Skot McTominay dhe Billi Gilmour, dy përforcime të kërkuara fort nga trajneri i ri Antonio Konte.

Sipas asaj që raportohet nga Sportmediaset (referuar The Athletic),lojtari i Junajtid, sot gjëndet me detajet përfundimtare dhe të mërkurën mesfushori do të mbërrijë në Napoli për vizitat mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës.

Enturazhi i McTominay po negocion pagën e shkëputjes me klubin anglez, përpara se të zbarkojë në Napoli. Marrëveshja mes dy klubeve u arrit për një shumë prej 25 milionë euro (30 me bonuse) dhe Mançester Junajtid do të ketë të drejtën e një komisioni për një rishitje të ardhshme.

Ndërkaq negociatat për afrimin e Billi Gilmour nga Brajton janë drejt përfundimit. Klubi anglez ka vendosur ditët e fundit të ngrejë stekën për të lënë të largohet lojtari skocez i lindur në vitin 2001. Kërkesa e re është rreth 15 milionë euro + 5 bonuse. Por Napoli nuk dorëzohet, ata e duan lojtarin me çdo kusht dhe marrëveshja është sërish afër.

Presidenti Napolit De Laurentis është gati të paguajë 18 milionë për Gilmour, mungojnë vetëm detajet përfundimtare.

Ndërkohë, ribashkimi mes Antonio konte dhe Romelu Lukaku po afrohet gjithnjë e më shumë: Big Rom, raporton Sky, duhet të kryejë vizitat e tij mjekësore në Villa Stuart nesër. Belgu sot në mbrëmje mund të arrijë në Napoli. Çelsi ka pranuar propozimin e fundit të napolit dhe sulmuesi do të shitet për 30 milionë euro plus 30% në rishitjen e mundëshme. Romelu do të fitojë 8 milionë euro plus bonuse për tre vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!