E rrallë/ Policia në grevë, anulohet Fejnord-Ajaks

Ngjet në Holandë. Anulohet supersfida Fejnord- Ajaks, shkak greva e policisë.

Komuna e Roterdamit ka ndaluar ndeshjen e kampionatit holandez mes rivalëve të ashpër Fejnord dhe Ajaks për shkak të një greve të planifikuar nga oficerët e policisë në stadium këtë fundjavë.

Kryetari i bashkisë së Roterdamit, Ahmed Aboutaleb njoftoi vendimin – siç raportoi transmetuesi holandez NOS të martën – duke shpjeguar se siguria për lojtarët dhe publikun “nuk mund të garantohet mjaftueshëm pa policinë”.

Policia holandeze po bën fushatë për të ruajtur të drejtën e saj për pensione të parakohshme. Tashmë nuk dihet se kur do të luhet ndeshja e planifikuar për të dielën. Federata Holandeze e Futbollit tha se ndoshta do të duhet të zhvendoset në një raund të mesjavës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!