Norris mund Maks në ‘Zandvoort’, merr edhe pikën e shpejtësisë
Lando Norris fiton Çmimin e madh të Honadës në Formula 1. Anglezi i McLaren ia doli të garojë e të kapërcejë holandezin Mkas Verstapen para dhjetëra mijëra tifozëve. Piloti i Red Bull shkoi drejt vendit të dytë për të parë Norris të kapë fitoren e dytë të sezonit (dhe të karrierës së tij).
Kështu Maks pësoi humbjen e tij të parë në shtëpi pas tre fitoreve radhazi, por përfundoi “rehat” i dyti përpara Sharles Leklerk me Ferrari cili arriti një vend të tretë të podiumit.
Vendi i katërt i shkoi Piastrit ai i pestë për pilotin tjetër të Ferrarit Karlos Sainz në fund të një paraqitje sulmuese. Spanjolli paraprin Serxho Perez dhe dy Mercedes-ve Xhorxh Rasëll e Luis Hamilton.