Rikthehet F 1, Verstapen pret ‘zgjimin’ në shtëpi, axhenda…

Nisi sot me mot me shi dhe erëra të forta, Formula 1 në Holandë

Formula 1 pas pushimit veror, kthehet në pistë dhe bashkë me të zgjon më shumë se kurrë luftën për titull kampion bote 2024. Të gjithë në shtëpinë e kampionit Maks Verstapen me objektivin: Çmimi i Madh i Holandës (e diel 25 gusht).

Kështu, nga SPA e Belgjikës, Formula 1 zhvendoset në Holandë, në pisten e Zandvoort, për etapen e pesëmbëdhjetë të Kampionatit Botëror të 2024-ës.

Në shtëpi, piloti i Red Bull Maks Verstapen pritet të rikthehet në majë pas disa luhatjeve të garat e fundit. Një tifozeri e shumtë në numër portokalli pritet të mbështesë tre herë kampionin e botës të dielën.

Aq më tepër tifozët duket se janë të prirur për mbështetje me zgjimin e McLaren dhe Mercedes që së fundi po rivalizojnë kampionin e tyre. Por dhe Ferrari që gjithnjë mbetet rival i denjë me dyshen Leklerk- Sainz.

Programi i fundjavës në F 1:

E premte 23 gusht
12.30-13.30 Provë e lirë 1
Ora 16:00 – 17:00 Provë e lirë 2

E shtunë 24 gusht
11.30-12.30 Provë e lirë 3
15.00-16.00 Kualifikuese zyrtare

E diel 25 gusht
15:00 Çmimi i Madh i Holandës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!