‘Pole’ për Norris, Verstapen premton garën e jetës në shtëpi

Kampioni i botës Maks Verstapen pritet të mbëshetet në tribunat e Zandvoort nga një numër rekord tifozësh.

Lando Norris arriti në provat zyrtare të mposhtë Maks Verstapen në pistën e tij të shtëpisë e të marrë pozicionin e parë. Piloti anglez ishte perfekt dhe me rreth katër të dhjetat e sekondës më i shpejtë se favorititi vendas i Red Bull. Ngjau pas tre edicioneve kur Maks kishte qënë absolut me tre pole radhazi (2021, 2022,2023).

Vendi i dytë për një Verstapen të shkëlqyer që drejton një Red Bull jo në nivelin e McLaren, por shumë efikas edhe në këtë pistë. Sot në orën 15:00 pritet që starti të jetë themelor, ku holandezi shpesh ka treguar epërsi të qartë ndaj Norris.

Ndërkaq Oskar Piastri kompleton podiumin me McLaren, por rreth gjysmë sekonde prapa pozicionit pole të shokut të tij të skuadrës, gjë që e bën vendin e tretë të australianit pakëz zhgënjyes. Vendi i katërt për Xhorxh Rasëll, Serxhio Perez i pesti…

Për Sainz dhe Hamilton, ndërsa në prova zhgënjyen do të nevojitet një rikthim i vështirë në një pistë ku parakalimi nuk është aspak i thjeshtë.

Nisja:

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!