Superiore/ Java e parë, ja çfarë ngjau në fushë e jashtë saj

U mbyll një javë, ajo e para e edicionit të ri 2024/2025 dhe menjëherë dalin në siperfaqe problemet e para.

Tej fitores së Vllaznisë ndaj Partizanit pretendent, në këtë takim klubi përmes trajnerit Abilaliaj foli hapur për mangësitë e arbitrit Jorgji duke e konsideruar elbasanasin si përgjegjës kryesor të dështimit të Partizanit.

Zguro (Partizani) dhe Melo (Laçi) dëbohen me kartonë të kuq madje jo për ndërhyrje të gabuara por për sjellje jo të denja me personat jashtë fushe.

Bylis humbi me Teutën 2-1 mirpo skuadra ballshiote tregoi se kishte goxha cilësi në grupin aktual. Sikundër dhe AF Elbasani në duelin me Skënderbeun teksa barazoi 1-1.

Dinamo mundet nga Egnatia 0-2 mirpo një penallti e dhënë në favor të rrogozhinasëve u kontestua fort nga kampi blu. Deklarata e presidentit Bardhi se “askush nuk mund të tallet me investimet e mia” flet qartë për pakënaqësinë e klubit kryeqytetas ndaj gjyqtari Hamiti.

Laçi dhe Tirana sollën ‘rrebeshin e shiut’ në këtë stinë përvëluese në start të ndeshjes por nuk ia dolën të sillnin golat. E vetmja ndeshje 0-0. Melo e tepron me tifozët bardheblu, dhe dënon skuadrën së paku për takimin e radhës si lojtarë thelbësor.

Nuk ka befasi në shifra kjo javë, Rezultaet thuajse në atë vijë logjike të pritshmërive të skuadrave në garë.

Në Korçë pati më shumë tifozë por klubi i Skënderbeut nuk diti të menaxhojë kërkesat për bileta. Disa qindra mbetën jashë pa patur mundësi të gjëjnë një biletë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!