Java e dytë në dy ditë, spikat klasikja Vllaznia- Tirana

Abissnet Superiore rikthehet të luajë javën e dytë të edicionit 2024/2025. Të dielën dhe të hënën janë parashikuar të zhvillohen 5 duelet e kalendarit të sezonit të 86 -të të futbollit elitar.
Do të nisë nga Rrogozhina aty ku në orën 17:00 takohen Egnatia me Laçin. Po të dielën në orën 20:00 përballjet; Partizani- Skënderbeu dhe klasikja e futbollit shqiptar Vllaznia- Tirana.
E hëna vjen me ndeshjet Bylis-Dinamo Siti dhe AF Elbasani-Teuta (20:00).
Të dielën 25 gusht:
Egnatia – Laçi 17:00
Partizani – Skënderbeu 20:00
Vllaznia – Tirana 20:00
Të hënën:
Bylis – Dinamo Siti 17:00
AF Elbasani – Teuta (20:00)/Sportiim.al/