Muçi klas dhe gol, Muriqi njeriu i ndeshjes i shënon Realit
I mjaftuan vetëm 7 minuta në fushë për të shënuar golin e 4-ët të Beshiktash për javën e dytë në Superligën turke.
Ernest Muçi pa besimin e mjaftueshëm nga trajneri holandez Bronkhorst në tre kontakte me topin arriti të shënojë (90+5) golin e parë këtë zezon me bardhezinjtë. Ndaj Antaliaspor në fushë edhe Milot Rashica. Sfida përfundoi 4-2 për Beshiktash.
Ndërkaq Vedat Muriqi në La Liga me majorkën shënon një gol me peshë ndaj Real Madrid duke barazuar shifrat 1-1. Ky ishte dhe rezultati final me dardanin që në fund u shpall njeriu i ndeshjes Majorka- Real Madrid. /Sportiim.al/