Inter e nis me barazim, debutim me pikë për Parmën

Xhenova- Inter 2-2 (Voljako 20′, Mesias 90+5′ / Turam 30′, 86′)

Parma- Fiorentina 1-1 (Man 22’/Biragi 75′)

Dy ndeshjet e para sezonale të Serie A nuk prodhuan fitues. Interi kampion në fuqi ishte mysafir në Xhenova aty ku dy skuadrat prodhuan një ndeshje me ritëm e gola.

Pas avantazhit të vendasëve me Voljako u përgjigj Markus Turam ndërsa në pjesën e dytë teksa Inter arriti avantazhin në fund të takimit sërish me Turam u duk se zikaltërit po shkonin drejt tri pikëve. Mirpo në shtesë një penallti për Xhenovan e goditur nga Mesias u ndal nga porteri Zomer por më pas braziliani e dërgoi në rrjetë për 2-2 final. Në të 86′ në fushë edhe Asllani.

Ndërkaq u mbyll në barazim sfida Parma- Fiorentina. Rumuni Denis Man shënoi shpejt për Parmën (22′) e rikthyer në Serie A ndërsa për Fioren barazoi Biragi në të 75′.

Në 20:45 dy ndeshjet e tjera Milan-Torino dhe Empoli- Monza.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!