Arsenal e Liverpul nisin me tri pikë, Aston Vila ‘fshin’ Uest Hem

Debutim me humbje për Lopeteguin te Uest Hem, zhgënjen Everton.

Premier League ka vijuar me javën e saj të parë edhe këtë të shtunë ku u zhvilluan gjashtë përballje. Nuk ka befasi teksa Liverpul kalon me lehtësi të sapongjiturit e Ipsuiç Taun. Ishin Diogo Zhota dhe Salah protagonistët e fitores së parë sezonale.

Sakaq, Havertz dhe Saka ndajnë mes tyre asistet dhe dy golat që çuan te fitorja edhe Arsenalin përballë Uolves në start të kampionatit anglez.

Fitore bindëse edhe për Brajton ndaj një Evertoni inekzistent. Ndërkaq Aston Vila dhe Njukasëll morën 3-pikëshat e parë ndaj Uest Hem dhe Sauthempton.

Barazimi i parë sezonal u regjistrua në Notingham Forest – Burnemuth. Nga një gol në secilën pjesë me skuadrat që ndajnë pikët dhe miqtë që “vuajnë” një gol të anuluar nga VAR.

Premier League:
Ipsuiç Taun – Liverpul 0-2
Arsenal – Uolves 2-0
Everton – Brajton 0-3
Njukasëll – Sauthempton 1-0
Notingham Forest – Burnemuth 1-1
Uest Hem – Aston Vila 1-2/Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!