Moto GP/ Banjaia thyen rekord shpejtësie në Austri

Në pistën e preferuar Peko Banjaia thyen parashikimet teksa ‘fluturon’ me kohë rekord 1’28″508

Në qarkun e Spielberg, kampioni në fuqi në Moto GP Françesko Banjaia thyen rekordin e pistes së Speilberg (Austri) në parakualifikuese.

Italiani jo vetëm që ishte më i shpejti, por arriti rekordin e ri të pistës, duke mbyllur xhiron në 1’28″508. Vendi i dytë për Morbidelin, i treti për liderin e kampionatit botëror, spanjollin Horge Martin. I katërti një tjetër spanjoll kampion si Mark Markez.

Garat zyrtare kualifikuese janë parashikuar të mbahen të shtunën pasdite ndërsa ato zyrtare të dielën. Ky është raundi i 11-të sezonal me Horge Martin që kryeson me 241 pikë, ndjek Banjaia me 238 pikë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!