Bare asist, Zaragoza fitore e thellë, Cikalleshi e Ibrahimoglu…

Keidi Bare e nis me fitore aventurene re te Real Zaragoza. Mesfushori kuqezi la Espanjolin në La Liga për të luajtur me ekipin e ri në Secunda.

Starti për notën 10-të, skuadra e fierakut fiton 0-4 në fushën e Kadiz (sezonin e kaluar ishte në La Liga) me Baren që dhuroi asistin e golit të tretë.

Gallatasaraji për javën e dytë në Superligën turke fitoi sot ndeshjen ndaj Koniaspor (1-2) me të cilën u aktivizuan sulmuesi shqiptar Sokol Cikalleshi dhe ish mesfushori i Egnatias Melih Ibrahimoglu.

Si kavajasi ashtu dhe Ibrahimoglu u hodhën në fushë në të 78′-n duke u shfaqur mirë në ato pak minuta në kontakt me topin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!