Trajnerët e Superiores, kush janë ustallarët e 10 skuadrave 2024/2025

Duket temë jashtë logjike mirpo roli i tyre në një klub apo më thjeshtë skuadër futbolli, shpesh bën që dhe mes tyre të ketë ‘garë’. Flitet për 10 trajnerët startues të edicionit të ri futbollistik që starton të dielën.

Në fakt, disa prej tyre, ata që konsiderohen dhe mjeshtër të trajningut (përfshirë këtu dhe disa nga aktualët e Superiores) nuk janë prezent në elitë.

Shpëtim Duro drejton Suharekën (skuadër e ngjitur këtë sezon në Superligën e Kosovës) apo Mirel Josa që ka marrë misionin e drejtimit të Besës në Kategori të Parë. Pa shtuar këtu Ilir Dajën te Ballkani apo Ernest Gjokën te Shkupi. I larguar nga Partizani pak javë më parë, momentalisht jashtë ‘skeme’ Orges Shehi. Pa ekip dhe Migen Memelli…

Ja lista e dhjetë teknikëve që pritet të drejtojnë skuadrat e Kategorisë Superiore 2024/25.

Armando Cungu (Laçi)

Edlir Tetova (Egnatia)

Dritan Mehmeti (Dinamo)

Edi Martini (Teuta)

Roberto Bordin (AF Elbasani)

Ivan Gvozdenoviç (Skënderbeu)

Tomas Brdariç (Vllaznia)

Emanuel Egbo (Bylis)

Arbër Abilaliaj ? (Partizani)

Bledi Shkëmbi (Tirana)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!