Dinamo, ‘nëndetësja’ kërkon të dalë në sipërfaqe…

Do të hapë edicionin e ri në duelin shtëpiak këtë të diel (20:00) me Egnatian në ‘Elbasan Arena’. Dinamo Siti e trajnerit Dritan Mehmeti ka gati grupin e ri konkurues i cili këtë edicion vjen më i kompletuar se kurrë në këto 13 edicione të fundit mes Kategorisë së Parë dhe Superiores.

Në klub shprehen se ky grup është i denjë dhe premton zonën e ‘Final 4’ ndërsa në realitet vetë emrat e futbollistëve japin garanci për gjëra të mëdha për 18 herë kampionët e vendit.

Ndonëse ende pa një stadium në kryeqytet (e vetmja skuadër që në Departamentin e Garave është regjistruar se ndeshjet do t’i zhvillojë në Elbasan) emra të tillë si Rustem Hoxha, porteri Edmir Sali, Bruno Dita, Dejvi Bregu, Bakari Gudiabi, Loran de Olivera, Eridon Qardaku, Mateo Muzek e deri te afrimi i një sulmuesi plot talent si Peter Mandela, përbëjnë bazën e shëndoshë në dispozicion të një tekniku të sprovuar si Dritan Mehmeti.

Prova e së vërtetës të dielën teksa përballë do të ketë kampionët në fuqi të Egnatias./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!