Starton Kategoria Superiore, ‘topi nis rrotullimin numër 86’
Sot nis zyrtarisht kampionati shqiptar i futbollit në Kategorinë Superiore. Një rrugëtim me 10 skuadra, e shpërndarë në 36 javë (katër faza) dhe me finalizimin ‘Final Four’.
Egnatia, Partizani, Vllaznia, Skënderbeu, Tirana, Teuta, Dinamo Siti, Laçi, AF Elbasani dhe Bylis nisen nga ‘vija e startit’ të edicionit numër 86-të. Nga kjo maratonë futbollistike, në 1 maj 2025 do të çertefikohet renditja (36 javë) e plotë teksa 4 të parat do të luftojnë për titull e ‘Europë (katër bileta) ndërsa dy të fundit do të rrëzohen automatikisht.
Sikundër dhe në sezonet e fundit, skuadra e renditur e teta shkon në play out me fituesën e fazës play off të Kategorisë së Parë.
Sot:
Dy ndeshje nisin këtë mbrëmje me fillim orën 20:00. Në ‘Elbasan Arena’ të qytetit Elbasan, radha e duelit Dinamo Siti- Egnatia.
Paralelisht në ‘Niko Dovana’ (Durrës) ndeshja Teuta- Bylis. java kompletohet të hënën me tre takimet e tjera të javës së parë të edicionit futbollistik 2024/2025.
Ndërkaq, RTSH do të transmetojë për tre sezonet e ardhshme kampionatin Kategoria Superiore, duke përfshirë edhe ‘Final Four’, Kategorinë e Parë, Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën e Shqipërisë. Kategoria e Parë do të nisë më 24 gusht.
Programi i javës së parë, Kategoria Superiore 2024/2025:
Sot:
20:00
Dinamo-Egnatia (në Elbasan)
Teuta- Bylis
Të hënën:
Laçi- Tirana 17:00
Partizani- Vllaznia 20:00
Skënderbeu- AF Elbasani 20:00/Sportiim.al/