Zbardhen emrat e Kukësit të ‘ri’

Sot klubi i Kukësit bëri prezantimin e stafit të ri.

Mësohen emrat e drejtuesve të FK Kukësit.Atilio Biba është zotëruesi i 100% të aksioneve të Futboll Klub Kukësit, ndërsa administratori i ri i verilindorëve është emëruar Florjan Biba.

Për mediat u prezantua drejtori i ri sportiv Nikita Kornejevs, ndërsa ish-futbollisti Renato Arapi do jetë drejtori i ri teknik i Kukësit. Verilindorët e nisin sezonin e ri nga Kategoria e Parë. Priten konfirmime të futbollistëve të grupit të kaluar por dhe afrime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!