Gasperini para Superkupës: Luajmë ndeshje prestigji, Ançeloti simbol…
Trajneri i Atalantës Xhan Piero Gasperini foli para finales së Superkupës së Europës në program nesër në Varshavë (21:00) ndaj Real Madrid.
Ai e filloi duke dhënë vlerësimin e tij për Karlo Ançelottin dhe momentin që po përjeton Atalanta:
“Atalanta nuk ka asnjë vështirësi. Atalanta vjen për të luajtur një ndeshje me prestigj të pabesueshëm me entuziazmin dhe dëshirën e zakonshme për të mahnitur. Ndeshje shumë e vështirë, por ne do të bëjmë lojën tonë dhe shpalosim krenarinë tonë në fushë për të luajtur një ndeshje të madhe.
Ajo që Ançeloti ka bërë vitet e fundit është për t’u parë nga të gjithë, ai e ka bërë me shumë ekipe dhe në vende të ndryshme. Është referencë për shumë trajnerë në mbarë botën dhe në Itali është imazhi i trajnerit fitues”.
Gasperini më pas iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me mungesat e ndryshme të rëndësishme që do ta vënë në vështirësi Atalantën. Për bergamaskët mungesë e madhe është ajo e sulmuesit Skamaka (i dëmtuar) por dhe të Teun Kupemeiners të larguar.
Mungesa? Edhe kur shkuam në Liverpul shpesh e gjendnim veten në situata të komplikuara me disa probleme. Ajo që u kërkova djemve është që të luajnë një lojë të mirë pa pasur probleme pas asaj se kush është apo nuk është aty”.
Real Madrid? Kam avantazhin që nuk mund të gaboj në përzgjedhje të formacionit. Shpresoj që skuadra të jetë e qartë në fushë e të luajë mirë. Vetëm kundër më të fortëve mund të marrësh maksimumin”.