Fernandes zgjat kontratën me Mançester Junajtid

Dje u zhvillua Community Shield (Superkupa e Anglisë), me Mançester Junajtid që humbi me penallti kundër Mançester Sitit, pasi skuadra e Guardiolës arriti të rikthejë në barazim rivalët e tyre vetëm në fund të 90 minutave (Garnaço për Jujantid, u përgjigj Bernardo Silva).

Pas trofeut të parë sezonal të humbur një lajm i mirë mbërrin për tifozët e Djajve të Kuq: sipas Fabrizio Romanos ekspertit italian të merkatos, mesfushori portugez Bruno Fernandes do të vazhdojë të jetë lojtar i Mançester Junajtid deri në vitin 2027 me mundësi vazhdimi të kontratës edhe për një vit tjetër.

Është arritur një marrëveshje mes palëve, ku mesfushori portugez pritet të nënshkruajë kontratën e re para përfundimit të afatit kalimtar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!