Miqësore/ Vllaznia kalon përpara me Deliun, Melo vendos balancën

Përfundon në barazim 1-1 ndeshja Laçi- Vllaznia në testin e luajtur sot në Laç.

Dy skuadrat veriore Laçi dhe Vllaznia janë duke luajtur pjesën e dytë të miqësores e cila nisi sot në orën 17:30. Në impiantin kurbinas dy teknikët Cungu dhe Brdariç hodhën futbollistë nga radhët e para duke kërkuar konsolidimin përfundimtar para se të garojnë javën që vjen në kampioant.

Në pesën e parë për shkak dhe të temperaturave të larta skuadrat u përpoqën të qarkullonin ‘ngadalë’ por në mundësinë ideale Ardit Deliu (19′) mposhti ish shokun e skuadrës por dhe bashkëqytetarin e tij kavajas Mario Dajsinani për 0-1.

Në start të pjesës së dytë, Cungu hodhi në fushë dhe tre futbollistë në provë. Në minutën e 71′ kapiteni bardhezi Uilliam Kordiero Melo barazoi shifrat në 1-1.Deri në fund pati shumë ndryshime por jo gola. 1-1 final.

Formacionet startuese:

Laçi: Dajsinani, Opeh, Lleshi, Kurti, Prodani, Kryeziu, Melo, Manellari, Ujka,Mjaki dhe numri 25 (në provë, në verifikim). Tr: A Cungu

Vllaznia: Qarri, Stojanoviç, Juriç, Sala, Qato, A. Deliu,Krymi, Alivoda, Mala, Dodaj, Balaj. Tr. T. Brdariç/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!