Tirana, Partizani dhe Skënderbeu fitues në testet me inferiorët

Tirana mbërrin te fitorja në ‘Liri Ballbani’ në testin me Burrelin vendas. Skuadra bardheblu e trajneri Bledi Shkëmi fitoi me shifrat 1-2 me golat e Bajroviç dhe Fatmir Prengajt. Golin për ekipin vendas që këtë sezon drejtohet nga Ditmar Bici e shënoi Hoze.

Ky test për bardheblutë vlen goxha pasi skuadra kryeqytetase nuk ka kaluar momente dhe aq të mira gjatë verës me ndeshjet europiane dhe miqësore.

Ndërkohë një tjetër miqësore është zhvilluar sot në Korçë. Skënderbeu mundi mes polemikave Flamurtarin e Vlorës me të njëjtin rezultat 2-1. Të dy golat për korçarët i shënoi talenti i tyre Ermir Rashica. Për Flamurtarin golin e shënoi Fabjan Beqja.

Fiton edhe Partizani po 2-1 me Apoloninë në Kompleksin ‘Partizani’. Në këtë miqësore për ekipin e kuq të drejtuar nga Arbër Abilaliaj, shënuan Maget dhe Keko teksa për bardhjeshilët e Mërgjyshit golin e shënoi Topi./Sportiim.al/

Miqësore:

Burreli- Tirana 1-2

Skënderbeu- Flamurtari 2-1

Partizani- Apolonia 2-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!