UEFA hap sezonin e ri me Superkupën Real- Atalanta

  • Afron Superkupa e Europës ndërmjet Real Madrid dhe Atalantës.

Kampionët e Champions League ‘Los Blancos’ do të ndeshën me fituesit bergamaskë të Ligës së Europës teksa më 14 gusht në orën 21:00 në Varshavë do të vendosin se cila prej këtyre dy skuadrave do ngrejë trofeun e parë zyrtar të edicionit 2024/2025.

Madrilenët janë duke kryer fazën përgatitore në SHBA ndërsa para se të kthehen në Europë do të luajnë edhe një miqësore me Çelsin në Sharlote (Kalorina e Veriut) në orën 01:00 të datës 8 gusht.

Ndërkaq Atalanta e Gjimshitit pasi humbi dje në miqësore 4-1 me Parmën kanë në program edhe testin e Hamburgut ndërsa me 9 gusht përballen me St Pauli (18:30).

Nëse Atalanta e ka pjesëmarrjen e parë në këtë kompeticion, Reali i Karlo Ançelotit (8 herë finaliste) e ka fituar 5 herë Superkupën e Europës (2002/2003, 2014/2015, 2016/2017, 2017/2018 dhe 2022/2023)./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!