Rekordi botëror, Armand Duplantis kërcen 6.25 metra

Fitues i medaljes së artë në Olimpiadë në 2020, 2024, kampion bote 2022, 2023.

Kulmi i mbërmjes së sotme në Lojrat Olimpike Paris 2024 përkoi me triumfin e atletit suedez Armand Duplantis i cili në kërcimin me shkop preku ” qiellin” ndërsa theu rekordin botëror me 1 centimeter.

Në fakt atleti 24 vjeçar ishte po ai që mbante rekordin me 6.24 metra ndërsa në ‘Parc des Princes’, në tentativen e tretë, arriti rekordin historik të kërcimit me shkop duke e lënë stekën e palëvizur në 6.25 metra.

Ndërkohë sa i takon medaljeve të Lojrave Olimpike, deri tani, kryeson Kina me 21 medalje të arta, ndjek SHBA me 20 ndërsa në vend të tretë qëndron Australia me 13 të arta./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!