Partizani shkarkon Shehin

Ajo që u paralajmërua ditë më parë ndodhi. Orges Shehi pas vetëm 7 muajve në punë nuk është më trajner i Partizanit. Vetëm pak minuta më parë klubi i kuq ka publikuar largimin e durrsakut nga pankina e ‘demave’.

Mësohet se pas një takimi me presidentin Gamend Demi, u vendos për ndërperjen e bashkëpunimit mes palëve.

Drejtimin e skuadrës momentalisht do ta marrë përsipër drejtori sportiv Arbër Abilaliaj i cili ishte trajneri i përkohshëm para se Shehi të emërohej në sezonin e fundit.

Njoftimi:

“Partizani njofton mbylljen e marrëveshjes me trajnerin Orges Shehi. Drejtuesit dhe Shehi kanë zhvilluar një takim, në përfundim të të cilit palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre.

Partizani dëshiron të falënderoj Orges Shehin për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe në drejtimin e ekipit , duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në të ardhmen. Skuadra do vijoj përgatitjet në drejtimin e Drejtorit Sportiv Arbër Abilaliaj dhe stafit teknik”, njofton klubi në zytraen e tij në Facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!