A.F Elbasani “ndez” motorrët e Superiores
NGA FATMIR POPJA
-Ndërsa mbetet edhe pak më shumë se një javë nga fillimi i Kampionatit të Superiores , A.F Elbasani i ka ” ndezur” motorrët e garës makinës Verdh e Blu .Ata i janë kthyer këtë javë stërvitjes në Kompleksin Sportiv “Shefqet Lamçja ” në Elbasan për ti dhënë dorën e fundit përgatitjeve disa javore .
Verdh e blutë mbyllën me sukses fazën e dytë të përgatitjeve të sezonit të verës jashtë vendit ku zhvilluan disa ndeshje miqësore .Në dy të fundit e zhvilluara në Greqi , shkëlqyen në të fundit përballë ekipit të mirënjohur të F.C Aris , ndeshje që u zhvillua në Stadiumin “Kleanthis Vikelidis ” të Selanikut .Aktualisht Verdh e Blutë e kanë të ” blinduar ” ekipin në të gjitha repartet dhe deri tani në përbërje të tij numërohen 13 futbollistë që i janë bashkuar A.F Elbasanit gjatë merkatos së Verës 2024.
Pothuajse të gjithë futbollistët e afruar kanë veshur uniformën e përfaqësueses së vendit të tyre të moshave ose të Kombëtares A.Kjo tregon qartë se A.F Elbasani pas ecurisë së shkëlqyer të tri viteve të para që nga krijimi i tij synon suksesin e rradhës në Superiore.
Drejtuesit e A.F Elbasani dhe stafi teknik edhe në stërvitjen e pasdites së Premte e treguan qartë se sa seriozisht po punohet dhe se ambiciet për ta përgatitur ekipin më së miri është prioritet i prioriteteve .Rëndësi para fillimit të kampionatit për ta ka gjithçka duke filluar nga regjimi i rreptë për futbollistët, pesha, përgatitja fizike dhe ajo tekniko , taktike .
Drejtuesit e Klubit dhe Stafi teknik diskutojnë për çdo detaj mes tyre dhe synimi është që të gjitha problemet e gjendjes fizike që mund të shfaqin futbollistët të ndiqen me kujdes maksimal . Kampionati është shumë afër fillimit të garës dhe Trajneri italian Roberto Bordin e dëshiron ekipin Top Formë.
Gjatë fazës përgatitore ai duket se ka arritur ta konsolidojë ekipin dhe të krijojë frymën e grupit dhe gara për vendin e titullarit te Verdh e Blutë ka gjasa të jetë mjaft e fortë .A.F Elbasani e ka shpallur tashmë objektivin kryesor dhe shpresohet e besohet shumë për një fillim premtues që në ndeshjen e parë në transfertë ndaj Skënderbeut.