Kros futbollisti i vitit, Xhaka në podium, lë prapa Kejn, Musiala etj

  • Toni Kros mposhti me diferencë të vogël Florian Virtz në zgjedhjen për futbollistin e vitit. Ndërkohë, trajneri i Leverkusen Çabi Alonso fitoi qartë për trajnerin e vitit.

Pasi u tërhoq nga futbolli me një lamtumirë prekëse nga Real Madridi, eliminimit tronditës nga Kampionatin Evropian 2024 në Gjermani, Toni Kros u zgjodh lojtari më i mirë gjerman i vitit pas një votimi nga gazetarët sportivë të organizuar nga gazeta Kicker.

Kros, fitoi çmimin pasi mori 285 vota nga 751 të hedhura. Florian Virtz i Bajer Leverkusen doli i dyti dhe Granit Xhaka (Bajer Leverkusen) i treti.

Futbollisti i Vitit 2024
(Votat e hedhura: 751, nga të cilat të vlefshme: 749)

Renditja e 11 futbolistëve më me shumë vota:

  1. Toni Kros (Real Madrid) – 285
  2. Florian Virtz (Bayer 04 Leverkusen) – 246
  3. Granit Xhaka (Bayer 04 Leverkusen) – 66
  4. Jamal Musiala (Bayern Munich) – 28
  5. Herri Kejn (Bayern Munich) – 24
  6. Serhou Guirasi (VfB Stuttgart) – 19
  7. Niklas Fyllkrug (Borussia Dortmund) – 11
  8. Mats Humels (Borussia Dortmund) – 6
  9. Tomas Myler (Bayern Munich) – 6
  10. Dani Olmo (RB Leipzig) – 6
  11. Deniz Undav (VfB Stuttgart) – 6/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!