Endrik magjeps Ançelotin, trajneri: Karakteristika të rralla

Prezantimi i parë ishte i mirë për brazilianin Endrik. Gjatë ndeshjes që Real Madridi humbi kundër Milanit (0-1 miqësore), trajneri i Los Blancos pati mundësinë për të parë në fushë ish-fantazistin e Palmeiras për herë të parë pas mbërritjes së tij te Reali.

Në fund të ndeshjes trajneri Karlo Ançeloti, siç raporton BBC, tha se është mahnitur nga cilësitë që arrin të tregojë Endrik, pavarësisht moshës së tij të re:

“Ai është shumë i shpejtë, shumë i rrezikshëm në hapësira të ngushta. Ka aftësinë për t’u kthyer me shpejtësi edhe në hapësira të ngushta, ai është shumë i shkathët për t’u çliruar dhe të gjitha këto cilësi që ai ka, lënë për të kuptuar se ai është një talent i madh. Është e rrallë të shohësh një lojtar me këto lloj karakteristikash”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!