EL/Gripshi personazh absolut, Astana fiton ndaj Milsami

Futbollisti 27-vjeçar Nazmi Gripshi bëri debutimin e tij në Europë me skuadrën e re Astana ndaj Milsamit (Moldavi) teksa në të vajtes shënoi edhe golin (57′,1-1) e vetëm.
Mesfushori durrsak me të kaluar te Teuta, Skënderbeu dhe te Ballkani i’u bashkua kazakëve gjatë kësaj vere (1 korrik) ndërsa po konsiderohet gjithnjë e më shumë pikë e fortë e skuadrës së re.
Në ndeshjen e sotme të kthimit ndaj Milsami ai u hodh që nga minuta e parë teksa Astana me startin e pjesës së dytë kaloi përpara 1-0 (Tomasov 49′). Ishte pikërisht Gripshi ai që dha asistin për kapitenin….
Ekipi i shqiptarit administroi deri në fund teksa Astana kaloi me rezultatin e përgjithëshëm 2-1 në turin e tretë të Ligës së Konferencës./Sportiim.al/