Mbape bëhët president klubi, Kaen njofton akordin

Siç u njoftua të hënën, sulmuesi i Real Madridit, Kilian Mbape (25 vjeç, 29 ndeshje dhe 27 gola në Ligue 1 në sezonin 2023-2024), përmes fondit të tij të investimeve Coalition Capital dhe kompanisë së tij tregtare Interconnected Ventures, është bërë sot zyrtarisht aksioneri i shumicës i klubiti Stade Malherbe Caen.
Për një shumë të vlerësuar midis 15 dhe 20 milionë euro, Mbape bleu aksionet nga Oaktree, ose 80% të kapitalit të ekipit të Ligue 2. Ish-sulmuesi i Paris Saint-Germain bëhet kështu një nga pronarët më të rinj të një klubi profesionist në futboll.
Njoftimi i klubit Kaen:
Coalition Capital annonce la reprise des parts d’Oaktree dans le @SMCaen aux côtés de PAC Invest. #SMCaen #TeamSMC
— Stade Malherbe Caen (@SMCaen) July 31, 2024