Kupa e Botës 2023/ Spanja, Portugalia dhe Maroku, dorëzojnë letrat

Bëhët fakt. Spanja, Portugalia dhe Maroku kanë paraqitur zyrtarisht dosjen që përmban ofertën për organizimin e përbashkët të Kupës së Botës 2030

Sot në zyrat e FIFA-s në Paris, të tre Federatat kombëtare i paraqitën presidentit Xhani Infantino një dosje të detajuar që përshkruan planifikimin teknik të Kupës, duke përfshirë transportin. akomodimin, masat e sigurisë dhe qytetet e stadiumet përkatëse të destinuara për të pritur eventin.

“Tri vendet tuaja i kanë dhënë shumë futbollit, kanë demonstruar një pasion të madh për lojën, aftësi të dukshme organizative dhe një vizion të përbashkët mes dy kontinenteve se çfarë duhet të jetë futbolli dhe vlerat e tij”, tha Infantino gjatë ceremonisë ku morën pjesë Presidentët e tre Federatave që konkurrojnë bashkërisht.

Vendimi përfundimtar për dhënien e Kupës së Botës 2030 pritet gjatë kongresit të FIFA-s të planifikuar për në 11 dhjetor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!