Fiton Azerbajxhani, Shqipëria e treta në basketbollin U18

Shqipëria, Luksemburgu, Armenia, Moldavia, Azerbajxhani, Gjibraltari dhe San Marino kombëtaret pjesëmarrëse në Divizionin C U18 për meshkuj.

Përfundoi me sukses Kampionati Europian i Basketbollit për moshat U18, Divizionin C për meshkuj zhvilluar në pallatin e sportit ” Tomorr Sinani ” në qytetin e Elbasanit.

Falë organizimit të shkëlqyer nga K.S Elbasani me drejtues Artin Kovaçin në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit dhe FSHB u arrit që gjithçka të shkonte perfekt deri në fund.

Në këtë kampionat, morën pjesë shtatë përfaqësuese, Shqipëria, Luksemburgu, Armenia, Moldavia, Azerbajxhani, Gjibraltari dhe San Marino. Mbrëmjen 28 korrikut u zhvillua ceremonia e mbylljes së këtij aktiviteti të rëndësishëm ndërkombëtar teksa u vlerësuan sportistët dhe ekipet më të mira.

Për kronikë, ndeshja e parë e europianit U-18 ishte ajo midis Shqipërisë dhe Luksemburgut e cila u mbyll me fitoren e Luksemburgut 82-84. Në ndeshjen e fundit Shqipëria mundi Armeninë 79-53 duke dominuar plotësisjt lojën të cilën e kryesoi vazhdimisht.

Ekipi i Azerbajxhanit shkëlqeu në të gjitha ndeshjet dhe me meritë u rendit i pari, i dyti Luksemburgu ndërsa Shqipëria e treta./Fatmir Popja/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!