Barça mes Uilliams e Olmos, paratë ende jo gati

Barcelona është klubi më i interesuar për Niko Uilliams. Megjithatë, kostoja prej 58 milionë eurosh, shifra e klauzolës së kontratës së tij me Athletik të Bilbaos, nuk lejon që partneriteti Blaugrana të nisë marrëveshjen përfundimtare dhe kështu ka disa klube të tjera që mund të negociojnë.

Në këto kushte katalanasit duhet të shesin ndnjë futbollist në mënyrë që të sigurojnë paratë e duhura dhe të blejnë forcën lëvizëse të Spanjës në Euro 2024, i cili megjithatë nuk ka zgjedhur ende se cila do të jetë e ardhmja e tij dhe mbi të cilën vështron edhe PSG.

Pikërisht për këtë arsye, sipas asaj që raportoi eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, Barcelona po mban gjallë edhe pistat e tjera. Alternativa kryesore e Niko Uilliams është një tjetër spanjoll, një tjetër kampion europian, një tjetër që magjepsi në Euro 2024: Dani Olmo.

Skuadra katalanase ka pasur kontakte të reja me agjentët e tij gjatë fundjavës dhe po përgatit një ofertë për ta dërguar te Leipcig, klubi që zotëron kartonin e tij./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!