Stadium europian në Gjakovë, Ademi: Kosova do të luajë këtu…

Stadium me kapacitet prej 14,500 ulëse, Ademi entusiast.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka vizituar sot stadiumin e Gjakovës, ku po kryhen punimet që ky të bëhet i kategorisë së katërt, sipas standardeve të UEFA-s.

Mes të tjerave Ademi tha se ky stadium do t’i mundësojë Dardanëve zhvillimin e ndeshjeve, teksa dha edhe një premtim.

“Në vitin 2026, Kombëtarja jonë do të zhvillojë ndeshjen e parë në këtë stadium, qoftë ajo miqësore apo zyrtare”, tha Ademi.

Më pas kreu i FFK-së ka përgëzuar kryetarin e Gjakovës Ardian Gjinin, për punë e jashtëzakonshme, që ka bërë në fillimin dhe realizimin e këtij projekti madhor.

Agim Ademi shkruan:

Sot pata kënaqësinë të jem në Gjakovë për të takuar kryetarin e komunës, Ardian Gjini.

Arsyeja e vizitës ishte stadiumi që po ndërtohet në Gjakovë, një stadium model me përmasat dhe standardet më të fundit të ndërtimit.

Ky projekt fantastik është një stadium i kategorisë së katërt të UEFA-së dhe do të mundësojë zhvillimin e ndeshjeve të Kombëtares sonë A.

Në vitin 2026, Kombëtarja jonë do të zhvillojë ndeshjen e parë në këtë stadium, qoftë ajo miqësore apo zyrtare.

E përgëzoj kryetarin Ardian Gjini për punën e jashtëzakonshme që ka bërë në fillimin dhe realizimin e këtij projekti madhor.

Stadiumi, me kapacitet prej 14,500 ulësesh, do të plotësojë të gjitha kriteret për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

Ky projekt filloi me fonde lokale dhe tani po vazhdon me ndihmën e Ministrisë së Sportit, duke pasur përkushtimin e madh të kryetarit Gjini që nga fillimi deri në realizimin e tij.

Gjithashtu, me kryetarin Gjini u dakorduam për nënshkrimin e një Memorandumi Bashkëpunimi për një fushë ndihmëse, sipas modelit tonë me komunat.

Komuna e Gjakovës do të kryejë procedurat bazë, ndërsa FFK do të ndërtojë fushën. Po ashtu, do të ndërhyjmë edhe në riparimin e fushës stërvitore në Shkugëz, e cila është degraduar pas ndërtimit nga federata.

Bashkërisht me komunën, do ta riparojmë dhe organizojmë atë në mënyrën më të mirë që të jetë në gjendje optimale për klubet.

Ndërkaq, fusha e re do të jetë nën menaxhimin e LRF Gjakovës dhe do të shërbejë për të gjitha shkollat e futbollit që nuk zotërojnë fushat e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!