Duka bekon Silvinjon: Bashkë në Botëror

sportiim2

Pas akordit me stafin teknik të Kombëtares deri në dhjetor 2025, kreu i FSHF-së Armand Duka ka reaguar në rrjete sociale.

Postimi i Dukës:

Projekti i nisur me trajnerin Sylvinho dhe stafin e tij, Zabaleta e Doriva, nuk mund të ndalej.

Në asnjë moment nuk kemi pasur dyshime për vazhdimësinë dhe tani edhe e kemi konkretizuar me hedhjen e firmës mbi kontratë, deri në dhjetor të vitit 2025.

Që në fillim kishim synim kualifikimin në Euro 2024 dhe ia dolëm. Tani e gjithë vëmendja është për të shkuar për herë të parë në Kupën e Botës.

Besimi se mund t’ia dalim është prezent dhe stafi teknik, futbollistët dhe e gjithë Federata do të punojnë për të arritur këtë qëllim.

?>