Besa/ Kryebashkiaku takon skuadrën: Bëjmë stadiumin, ju na ngjisni

  • Në 100 vjetorin e themelimit, Besa kërkon rikthimin në Superiore, Qosja: Në shtator nis puna për stadiumin modern.

Kryetari Bashkisë Kavajë Fisnik Qosja ka vizituar ekipin Besa përpara një seance stërvitore në fillimjavë ku përpara trajnerit, stafit teknik dhe lojtarëve dha lajmin se brenda muajit shtator do të nisë puna për ndërtimin e stadiumit të ri “Besa”.

“Ky është viti i Kavajës, në shtator nis puna për stadiumin e ri”, tha kreybashkiaku ndër të tjera.

Qosja iu kërkoi më tej futbollistëve e veçanerisht stafit teknik me në krye Mirel Josën që të realizojnë në fund të garës sezonale ngjitjen në Superiore

Në fakt, Besa e cila mungon në elitë që prej edicionit 2013-2014, ka kryer një supermerkato gjatë kësaj vere pasi veç teknikut të njohur Josa janë afruar dhe futbollistë me eksperiencë në Superiore.

Disa si prej tyre si Mentor Mazrekaj, Donald Mëllugja, Jurgen Goxhaj, Erlis Frashëri por dhe emra spikatës si; Andri Stafa, Jurgen Mehidri, Indio Olivera, Bind Maxhuni, Erduan Ibrahimi etj. Merkato e Besës vijon. Sfida e parë në Tropojë (24 gusht) me debutuesit e Valbonës./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!