Ranking FIFA/ Muaji korrik vendosje të reja, Argjentina e para, Spanja ngjit 5 shkallë

Kombëtarja e Argjentinës i paraprin Francës, gjysmëfinaliste në Euro 2024. Në vendin e tretë të renditjes janë kampionët e rinj të Europës, Spanja.

Me përfundimin e Kampionatit Europian dhe Kupës së Amerikës, ka pasur disa ndryshime të rëndësishme në renditjen e FIFA-s për muajin korrik. Dy turnetë kanë ndikuar ndjeshëm në pozicionet e kombëtareve të ndryshme. Sidoqoftë, me triumfin e Argjentinës në SHBA 2024, kombëtarja e Skalonit mbetet në krye të renditjes edhe falë Botërorit të fundit (2022) të fituar në Katar. Franca gjithashtu u rrit pas arritjes deri në gjysmëfinale të Euro 2024 me Spanjën.

Ndërkohë Spanja fituese në finalen e Berlinit ndaj Anglisë, kapërceu me pesë pozicione, duke u vendosur në shkallën e tretë të podiumit, përpara Anglisë. Ata që paguajnë çmimin janë Brazili, i eliminuar në çerekfinale me penallti nga Uruguai duke zbritur një pozicion, si dhe Belgjika që braktisi podiumin për t’u vendosur në vendin e 6-të.

Nga ana tjetër, Kolumbia, finalistja humbëse e Kupës së Amerikës, u ngjit me tre pozicione dhe u rendit e 9-ta. Italia mbyll këtë renditje në top 10-shen në vendin e fundit e pandryshuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!