Partizani me formacion ‘Tip’, Shehi ndryshon… ‘skemë’
![](https://sportiim.al/wp-content/uploads/2024/07/Patrtizani-24-europë-marsaslok-1-1-elbasan-1024x614...................-1024x614.jpg)
Ndeshja e kthimit për turin e parë të Ligës së Konferencës (19:00) për Partizanin nis jo vetëm nga barazimi i takimit të parë në Elbasan 1-1 por dhe me disa risi në përbërjen startuese.
Trajneri ka kryer disa lëvizje duke i dhënë skuadrës më shumë muskuj në mesfuhë e sulm. Ndaj maltezëve të Marsaslok Partizani e ka detyrim kualifikimin për të mos dështuar që në raund të parë në kompeticionin ku u nis si favorit ndaj modestëve ishullorë.
Formacionet zyrtare sipas UEFA-s.
Marsaslok: Drobnjak; Xheferson, Lopez, Raden, Aguirre, N. Muskat, Skikluna; Mikallef, Juri, Igor Guolarte, Aleks Tanke.Tr: Uinston Muskat
Partizani: Qirko; Hadroj, Sembene, Bytyqi, Zguro, Buxhelaj; Murataj, Maget, Rrapaj; Cara, Bintsuka. Tr: Orges Shehi