Nëntë skuadra shqiptare dështojnë në Europë, vetëm Partizani kalon…
![](https://sportiim.al/wp-content/uploads/2024/05/Partizani-tifo-egnatia-24-1024x683.jpg)
Partizani e vetmja skuadër që kalon turin e parë nga ekipet shqiptare. Skuadra e kuqe dominoi Marsaslok por fitoren e arriti sot në kohën shtesë me Kekon.
Ecën edhe Egnatia e cila falë formulës do të luajë në turin e dytë në Conference League pas eleminimit me penallti nga Borac Banja Luka. Sikundër dhe Deçiç Tuzi, Ballkani e Struga. Po falë formulës së eleminimit nga turi i parë i Ligës së Kampionëve
Bien me radhë në Conference League Tirana, Vllaznia, Shkëndija Tetovë e Malisheva. Për të shtuar edhe dështimin e Llapit ndaj Visla Krakov në Europa League.
Vërtetë paraqitje ndër më zhgënjyeset e skuadrave shqiptare të dekadës së fundit./Sportiim.al/